Ngjarja ka ndodhur në një dhomë hoteli, ku për arsye që ende nuk janë bërë të qarta ka nisur një konflikt mes disa personave.
Një kalimtar ka vënë re 24-vjeçarin të plagosur dhe ka njoftuar shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje mbërriti policia, e cila i dha të riut ndihmën e parë përpara se ai të transportohej me ambulancë në spital.
Sipas raportimeve të mediave zvicerane, i riu ka marrë plagë në krah dhe në pjesën e sipërme të trupit.
Në lidhje me ngjarjen, Policia Kantonale e Zyrihut ka arrestuar tre persona, të dyshuar për përfshirje në përleshje. Të arrestuarit janë dy shtetas suedezë dhe një shtetas slloven, të moshave nga 20 deri në 33 vjeç.
Deri më tani, motivi i konfliktit dhe rrethanat e sakta që çuan në përleshje mbeten të paqarta. Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.