Sherr me thíka, plagoset një person

Sherr me thíka, plagoset një person

Një konflikt mes të rinjsh ka ndodhur rreth orës 21:20 në lagjen numër 2 në Korçë.

Mësohet se një person me inicialet M.R., është plagosur me thikë nga i riu me iniciale R. D. dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç.

I plagosuri M.R, është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Në datën 23.06.2020, rreth orës 21:20, në lagjen nr. 2,  gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës shtetasi M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit