Sherr me thika pranë shëtitores së Sarandës, plagosen tre të rinj

Sherr me thika pranë shëtitores së Sarandës,…

Një konflikt me thika ka përfunduar me plagosjen e tre të rinjve mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1, pranë hyrjes së shëtitores.

Të plagosur mbetën vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç. Tre të rinjtë u dërguan në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore, 24-vjeçari Shukulli u transportua drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e thikave.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar Kamelo Aliajn, 22 vjeç, dhe Andi Saliajn, 19 vjeç, ndërsa ky i fundit është njëkohësisht edhe një prej të plagosurve. Në kërkim është shpallur Eduard Bajrami, 19 vjeç.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar të plotë dinamikën e përplasjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit