Reperi grek sulmon me thikë dy persona, mes tyre një shqiptar

Reperi grek sulmon me thikë dy persona,…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në një kafene në rrugën Lenorman, të Greqisë. Një sherr mes mes katër të huajve dhe një greku ka degraduar deri në përdorimin e thikave dhe plagosjen e dy personave, mes tyre një shqiptar.

Sipas mediave në vendin fqinj, ka qenë reperi bullgaro-nigerian “Thug Slime”, personi i cili ka plagosur me thikë dy persona. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Pas ngjarjes, policia ka arrestuar 3 persona, mes tyre edhe reperin e njohur grek.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit