Sherr mes dy ndërtuesve, pronarja e truallit: Më mori tokën, por s'më ka dhënë lekët!

Sherr mes dy ndërtuesve, pronarja e truallit:…

Pronarja e një pjese trualli ku është ndërtuar pallati që futi në sherr 2 ortakët e që ka përfunduar deri në përdorimin e armëve, ka folur për mediat.

Jemine Durishti është pronare e 30 metër katror tokë ku është ndërtuar pallati dhe që nuk ka marrë paratë. Në total sipas saj janë 4800 euro që nuk ia ka paguar bizmesmeni Albert Allmuça, autor i plagosjes së sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëngjesit të kësaj të mërkure në lagjen “Ndre Mjeda”, e njohur si zona e ish-parkut të autobusëve.

I plagosur ka mbetur biznesmeni Sino Llanaj dhe 42-vjeçari Klodjan Gomina, ndërsa autori Albert Allmuça është shpallur në kërkim./Gazeta Shqip

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit