Sherr mes dy personave në Vlorë, përdorn të shtëna me armë për të neutralizuar situatën

Sherr mes dy personave në Vlorë, përdorn…

Një konflikt fizik mes dy personave është regjistruar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e Policisë.

Sipas raportimeve, efektivët kanë mbërritur në vendngjarje për të neutralizuar situatën dhe për të ndaluar personat e përfshirë në konflikt.

Gjatë ndërhyrjes, Policia ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa njëri prej personave është larguar nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, ai është ndaluar pak metra më tutje, sërish në zonën e Ujit të Ftohtë.

Deri më tani nuk ka informacion të detajuar mbi shkaqet e konfliktit apo nëse nga përplasja ka persona të lënduar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit