Sherr mes dy personave në zonën e Xhamllikut, plagoset me thikë 47-vjeçari

Sherr mes dy personave në zonën e…

Një 47-vjeçar është plagosur rëndë me thikë këtë mbrëmje në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhamllikut, ku dy persona janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin.

47-vjeçari i plagosur është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori i plagosjes është identifikuar si M.C., 38 vjeç.

Nuk dihet endet shkaqet që kanë çuar në përplasje fizike mes dy personave, identitetet e të cilëve ende nuk janë publike.

Njoftimi i policisë:

Me datë 01.11.2022, te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. I., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit