Sherr mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari

Sherr mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, rreth orës 07:50, pas një sherri për motive të dobëta, shtetasi Korado Teodori, 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri fqinjën e tij, Sandrino Baci, 31 vjeç.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të konfliktit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit