Sherr mes kushërinjve në Kurbin, Policia ndjek njërin, e kap bashkë me armë

Sherr mes kushërinjve në Kurbin, Policia ndjek…

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit, për shkak se ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kapën dhe arrestuan shtetasin G. Ll., 41 vjeç, banues në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pasi pasditen e datës 23.11.2020, në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Gj. Ll., dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë Kurbin, me të marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë vijuar me krehjen e zonës. Pas disa orësh ndjekjeje dhe falë bashkëpunimit me familjarët, shërbimet kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit G. Ll., si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës tip pistoletë të cilën e kishte hedhur në malin e fshatit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje””, njofton Policia e Kurbinit.

Burimi: Faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit