Sherr mes të burgosurve në Koridhalos në Greqi, dy të plagosur, njëri shqiptar

Sherr mes të burgosurve në Koridhalos në…

Një sherr mes dy të burgosurve ka ndodhur në burgun “Koridhalo” në Greqi. Si pasojë e sherrit kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas mediave greke sherri nga verbal ka agravuar në atë fizik dhe përdorimin e thikave.

Më konkretisht një 28-vjecar i burgosur, kombësia e të cilit për momentin nuk bëhet e ditur, i cili ka goditur me thikë në kraharor, qafë dhe krah një të burgosur shqiptar 52 vjeç duke e plagosur. Të burgosurit e tjerë, të gjendur përballë një sherri kanë goditur autorin në kokë dhe trup duke e lënë edhe atë të plagosur. Kanë qenë gardianët ata që kanë neutralizuar 28-vjeåarin.

Autorit i kanë sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer. Të dy të plagosurit janë dërguar në klinikën e burgut ku i është dhënë ndihma e parë. Nuk dihet ende shkaku i sherrit të rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit