Sherr mes të rinjsh në Shkodër, mbetet i plagosur me thikë 20-vjeçari

Sherr mes të rinjsh në Shkodër, mbetet…

Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, në një lokal në lagjen “Skënderbeg”.

Sherri ka degraduar edhe në përdorimin e armëve.

I plagosur mbeti 20 vjeçari Emanuel Gjergjndreaj, e ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia më pas, me anë të një deklarate, njoftojnë se kanë kapur autorin, 24 vjeçarin me inicialet K.H.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.

Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë se shtetasi E. Gj., është plagosur me mjet prerës (thikë), menjëherë shërbimet policore janë vënë në ndjekje për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

– Plagosje me thikë në Shkodër. Mbrëmjen e djeshme, brenda një lokali në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës mes dy të rinjve ka nisur një sherr, i cili ka degraduar në përdorimin e armëve.

Si pasojë ka mbetur i plagosur 20-vjeçari Emanuel Gjergj Gjergjndreaj. Deri më tani dihet se i riu ka marrë disa plagë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikur për jetën, ndërsa autori është prangosur nga Policia e Shtetit.

Nga veprimet hetimore intensive të bëra, është bërë e mundur dokumentimi i plotë ligjor i kësaj ngjarje kriminale, ku është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar konkretisht shtetasi K. H.,24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen Skënderbeg, në Shkodër, ku ky shtetas pas një konflikti verbal me fjalë ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. Gj. 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit