Sherr mes të rinjve në Bulqizë/ 33-vjeçari dhunon edhe policin pas ndërhyrjes

Sherr mes të rinjve në Bulqizë/ 33-vjeçari…

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur ne Bulqizë ku shtetasi shtetasi H.H, 33 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin K.Ç., 34 vjeç dhe shtetasen L.Ç., 31 vjeçe.  Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Re të qytetit te Bulqizës.

Për të parandaluar konfliktin kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e policisë, ku gjatë shoqërimit të personave në komisariat, shtetasi 33-vjeçari, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Ndërkaq sipas uniformave blu shtetasi H.H., u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Goditja për shkak të detyrës” si dhe filloi procedimi penal për shtetasin K.Ç., dhe shtetasen L.Ç., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit