
Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në një lokal në qendër të Elbasanit.
Gjatë përleshjes janë përdorur armë të ftohta si gota, shishe dhe thika. Protagonist ka qenë pikërisht i riu, i cili ka mbetur i plagosur.
Ai është përleshur me një grup tjetër të rinjsh teksa ndodhej në një lokal në qendër të qytetit.
Piu është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që nuk ka ende detaje nga Policia e Elbasanit për incidentin edhe pse forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.