Sherr mes të rinjve/ Plagoset me thikë një 19-vjeçar. Ja informacionet e para për ngjarjen

Sherr mes të rinjve/ Plagoset me thikë…

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, pas një sherri mes disa të rinjve.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale R.A, i cili është dërguar në spital ku është nën kujdesin e mjekëve.

Burimet bëjnë të ditur si i riu ka katër goditje me thikë.

Njoftimi i policise

Më datë 10.01.2021, rreth orës 15:45, në Sarandë, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi P. A, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M. B, dhe shërbimet e Policisë janë  vënë në ndjekje të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit