Sherr në Berat, plagosen me thikë dy persona

Sherr në Berat, plagosen me thikë dy…

Artur Gjata dhe Ervis Kanani kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar në Spitalin e Beratit. Dy shtetasit në fjalë janë zënë me thika pas një konflikti me njëri-tjetrin. Të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk janë zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Berat/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:15, janë paraqitur për mjekim në Spitalin Rajonal Berat shtetasit A.Gj., 45 vjeç dhe E.K., 37 vjeç, të cilët dyshohet se gjatë një konflikti me njëri-tjetrin janë goditur me mjet prerës (thikë). Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Berat, ku po marrin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit