Sherr në Bulqizë/ Dhunuan me sende të forta mekanikun në servis, shpallen në kërkim dy vëllezërit

Sherr në Bulqizë/ Dhunuan me sende të…

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia e Dibrës pasi kanë dhunuar me sende të forta mekanikun e një servisi.

Blutë bëjnë me dije se sherri ka nisur për motive të dobëta, ndërsa vëllezërit I. XH., 49 vjeç, banues në Durrës; M. Xh., 38 vjeç, banues në Bulqizë, janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë:

Goditën me sende të forta një shtetas, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët (vëllezër).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

I. XH., 49 vjeç, banues në Durrës; M. Xh., 38 vjeç, banues në Bulqizë (vëllezër).

Këta shtetas me datë 03.02.2021, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta në ambientet e servisit të tij, shtetasin B. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë vijon kontrolli i zonës  për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale  “Plagosje e lehtë me dashje,” kryer në bashkëpunim”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit