Sherr në burgun e Ternit në Itali, i përfshirë një shqiptar

Sherr në burgun e Ternit në Itali,…

Një sherr mes të burgosurve ka ndodhur në burgun e Ternit në Itali.Gjatë konfliktit fizik ku ishin përfshirë tre të burgosur, dy afrikano-veriorë dhe një shqiptar, mbetën të plagosur dy policë të burgut. Njëri prej të burgosurve ishte goditur në kokë me aq forcë sa ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të punonjësve të shëndetësisë.Sindikata e pavarur e Policisë së Burgjeve Sape ka raportuar për atë që ka ndodhur.Sipas mediave italiane njëri nga tre të burgosurit e përfshirë në përleshje ka kërkuar gjithashtu kujdes shëndetësor në infermierinë e burgut. Burri, i armatosur me brisk, dyshohet se kërcënoi se do të dëmtonte veten ose këdo që përpiqej t’i afrohej.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit