Sherr në Don Bosko, 20 vjeçari rreh keq ish-kunatin, i riu përfundon në spital

Sherr në Don Bosko, 20 vjeçari rreh…

Një tjetër sherr mes të rinjve ka ndodhur në Tiranë. Të shtunën në zonën e Don Boskos një 20 vjeçar së bashku me dy shokët e tij, kanë rrahur ish kunatin e 20 vjeçarit. Ish kunati i të riut, 26 vjeç ka përfunduar në spital, pasi është goditur me sende të forta nga tre të rinjtë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 11.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve K. D., 20 vjeç, M. Zh., 22 vjeç dhe A. Gj, pasi në rrugën “Don Bosko”, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me sende të forta shtetasin T. M., 26 vjeç, (ish kunati i K.D) i cili pasi mori ndihmën mjekësore, doli nga spitali. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit