Sherr në Durrës, 14-vjeçari plagos me thikë 15-vjeçarin

Sherr në Durrës, 14-vjeçari plagos me thikë…

Një 15-vjeçar është plagosur rëndë me thikë pas një konflikti mes bashkëmoshatarëve në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë” në Durrës. Ngjarja është regjistruar më 25 nëntor, ndërsa i mituri i dëmtuar është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur për motive të dobëta, gjatë të cilit 14-vjeçari me inicialet M. K. dyshohet se ka goditur me thikë 15-vjeçarin E. B. Policia sekuestroi mjetin prerës të përdorur në ngjarje dhe nisi kërkimet për autorin e dyshuar menjëherë pas incidentit.

Pas disa orësh kontrollesh në zonë dhe ambiente të ndryshme, shërbimet e Policisë së Durrësit bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 14-vjeçarit. Ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit