Sherr në Durrës: Goditet me qytë pistolete një 36-vjeçar, në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një polic

Sherr në Durrës: Goditet me qytë pistolete…

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar pasditen e së premtes në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një 36-vjeçar mbeti i plagosur pasi u godit me qytë pistolete. Sipas Policisë, gjatë përplasjes është qëlluar edhe një herë me armë zjarri në ajër, ndërsa në ngjarje dyshohet se është përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit.

Sipas të dhënave paraprake, 36-vjeçari E. Gj. është goditur me qytë pistolete nga shtetasit D. T., 41 vjeç, i shpallur më parë në kërkim, dhe G. M., 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur. Pas konfliktit, ata janë larguar me automjet, ndërsa policia ka rrethuar zonën, ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e tyre.

Policia bën me dije se në konflikt dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një punonjës policie jashtë shërbimit, inspektori L. Xh., i cili është shoqëruar, ndërsa ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë pistolete, e cila do t’i nënshtrohet ekspertimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2026, rreth orës 15:00, Salla Operative e DVP Durrës është njoftuar se, në fshatin Shkallnur, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj, 36 vjeç, është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit D. T., 41 vjeç, person i shpallur më parë në kërkim, dhe G. M., 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet.

Gjithashtu, dyshohet se në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një punonjës policie, jashtë shërbimit, Inspektor L. Xh., i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë pistolete. Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.

Ndërkohë, forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit