Sherr në Fushë-Krujë/ Votuesi dhunon komisionerin e opozitës

Sherr në Fushë-Krujë/ Votuesi dhunon komisionerin e…

Është shënuar një incident në Qendrën e Votimit 1302-1, KZAZ Nr. 20 në Fushë-Krujë. Mësohet se Ilir Hyka, komisioneri i Opozitës në Fushë Krujë është dhunuar nga një qytetarë brenda ambienteve ku votonin qytetarët.

Bëhet me dije se shtetasi E. K, i cili kishte shkuar për të votuar në këtë Qendër, kishte debatuar me një anëtar të Komisionit të Qendrës së Votimit, shtetasin I. H., dhe më pas e kishte goditur atë me grusht, për radhën e votimit. Shtetasi E. K. është shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.  

Për shkak të situatës së tensionuar për momentin votimi është pezulluar në këtë qendër votimi. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur konkretisht në këtë qendër votimi dhe përse ka ndodhur përplasja. Pritet që të zbardhen detaje të tjera në minutat në vijim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit