Sherr në ish-Bllok! Disa persona bëjnë për spital të riun

Sherr në ish-Bllok! Disa persona bëjnë për…

Një konflikt midis disa personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Mësohet se disa persona ende të paidentifikuar kanë goditur me mjete te forta personin me incialet J.M.

Për pasojë ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që Policia po heton për kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Me datë 19.02.2021, në Bllok, gjatë një konflikti për motive të dobëta, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. M., i cili pas marrjes së mjekimit doli nga spitali.  Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit