Sherr në makinë/ Shqiptari plagos me thikë e pistoletë gruan

Sherr në makinë/ Shqiptari plagos me thikë…

Një grua 40 vjeçe shqiptare ka mbetur e plagosur pasi është qëlluar me pistoletë dhe thika nga bashkëshorti i saj, ndërsa ndodheshin në makinë.

Por burri nuk është mjaftuar vetëm me pistoletën, por e ka qëlluar gruan edhe me thikë në krah.

Ngjarja ka ndodhur në Itali.

Sipas policisë, plagosja e gruas ka ndodhur gjatë një krize xhelozie të burrit. Burri, 46 vjeç është arrestuar nga policia, e cila ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes.

40-vjeçarja është dërguar në spitalin e Vareses, ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore e ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Çifti shqiptar, prindër të 2 fëmijëve të mitur, jetonte e punonte në Itali. Burri ishte punëtor krahu, me disa precedentë penalë, ndërsa gruaja punonte si sanitare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit