Sherr në Mat, 14-vjeçari plagos me thikë 17-vjeçarin

Sherr në Mat, 14-vjeçari plagos me thikë…

Një sherr me thika ka ndodhur në fshatin Zenisht të Burrelit. Bëhet me dije se një adoleshent 14-vjeçar ka qëlluar me thikë një 17-vjeçar. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autori është shoqëtuar për në polici.

Njoftimi i Policisë:

Mat Plagosi me mjet prerës (thikë) një 17-vjeçar, shërbimet e Policisë kapin dhe shoqërojnë në Komisariat autorin e dyshuar. Rreth orës 08.40, në fshatin Zenisht, Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit, në Komisariat për hetime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit