Një sherr raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Rrethrrotullimi i Ullirit” në Kamëz.
Sipas burimeve për JOQ Albania, konflikti ka ndodhur në një lokal që dyshohet se është përshtatur për luajtjen e basteve sportive. Ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e sherrit, ndërsa dëshmitarët pohojnë se dy persona janë shoqëruar nga policia.
Në pamjet e siguruara nga redaksia shihet një prezencë e shtuar e forcave të rendit në zonë. Deri në këto momente, policia nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.
<iframe width=”315″ height=”576″ src=”https://www.youtube.com/embed/JhxQbDtiQjs” title=”“Sherr në një lokal në Kamëz, dy persona shoqërohen nga policia”” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>