Sherr në një lokal në Sarandë, plagoset me thikë një 35-vjeçar

Sherr në një lokal në Sarandë, plagoset…

Një 35-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë. Mësohet se shtetasi Besmir Uka, ka shkuar në spital në mesnatë i plagosur. Ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale pas goditjeve në bark.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një lokal. Uka është i dënuar me parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010. Gjithashtu është proceduar penalisht pasi është denoncuar nga një 16-vjeçare se e kërcënonte përmes mesazheve në Facebook.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit