Sherr në një lokal në Tropojë, i riu plagos me armë 33-vjeçarin nga fisi Haklaj

Sherr në një lokal në Tropojë, i…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë. Mësohet se në një lokal në qytetin e Bajram Curri, pas një sherri është plagosur me armë zjarri shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur më datë 10.12.2021. Autori dyshohet se është shtetasi me iniciale G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekve, ndërsa policia po heton ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, ku falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit