Sherr në një qendër tregtare| Gruaja plagos me thikë një femër tjetër

Sherr në një qendër tregtare| Gruaja plagos…

Një sherr i paprecedentë dhe tepër i dhunshëm ka ndodhur në një qendër tregtare në Rrugën B në Prishtinë. Mësohet se një grua ka plagosur me thikë një grua tjetër. Shkaku i ngjarjes nuk dihet ende, teksa e plagosura është nisur me urgjencë në spital. Sherrin me grave e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.a

Policia:

Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë, një person është lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër). Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit