Sherr në Vlorë, plagoset në kokë me sende të forta një person tek “Uji i Ftohtë”

Sherr në Vlorë, plagoset në kokë me…

Një sherr në zonën “Uji i Ftohtë”, në Vlorë, ka përfunduar me një të plagosur me sende të forta në kokë. Protagonistë të sherrit kanë qenë dy persona.

Një prej tyre, 59-vjeçari R.D., ka marrë plagë dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:26, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta në kokë shtetasi R. D., 59 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit