Sherri nga rrjetet sociale përfundon në dhunë fizike, adoleshentët përleshen në Prishtinë

Sherri nga rrjetet sociale përfundon në dhunë…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Kosova për të denoncuar një rast shqetësues që, sipas tij, ka ndodhur në Prishtinë, ku disa të mitur janë përfshirë në një përleshje fizike.

Sipas denoncuesit, konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur fillimisht me sharje dhe përplasje në rrjetet sociale, ndërsa më pas të miturit janë takuar edhe fizikisht, duke e përshkallëzuar situatën në dhunë.
Pamjet e dërguara në redaksi tregojnë momentet e përleshjes mes të rinjve.

Qytetari thotë se videoja është publikuar në Snapchat rreth një javë më parë dhe kërkon që rasti të trajtohet nga institucionet përgjegjëse.

“Ju lutem, shteti të marrë masa për këtë. Fëmijët po zihen dhe kjo nuk është në rregull”, shkruan denoncuesi, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.

Rrethanat e sakta të ngjarjes dhe nëse rasti është raportuar në Policinë e Kosovës nuk dihen ende.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit