Sherr për maskën, klienti vret arkëtaren e supermarketit dhe plagos dy të tjerë

Sherr për maskën, klienti vret arkëtaren e…

Një e vdekur dhe tre të plagosur për një debat mbi mbajtjen e maskës në dyqan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën pak pas orës 13:00 në një supermarket Big Bear, në Atlanta, SHBA.

Një burrë ishte duke paguar artikujt në kasë dhe aty pati një grindje me arkëtaren, e cila i kërkoi të vinte maskën anti-Covid. Klienti u largua nga dyqani pa blerë asgjë, por u kthye shumë shpejt.

Nxori pistoletën, ia drejtoi gruas dhe shtiu.

Pastaj goditi edhe një nga rojet e sigurisë që po përpiqej të ndërhynte. Të dy mbetën të plagosur, por roja, një ish-polic, shpëtoi falë jelekut anti-plumb. Vrasësi, Victor Lee Tucker Jr., 30 vjeç,  nga Palmetto, u arrestua teksa po përpiqej të dilte nga dera kryesore e supermarketit.

Arkëtarja, Laquitta Willis, 41 vjeç, u transportua në Grady Memorial Hospital në Atlanta, ku vdiq. Gjatë të shtënave, një plumb kapi një tjetër arkëtar, por pa pasoja të rënda dhe u kurua në vendngjarje, sipas FBI.

Grindja nisi për shkak se në shtetin Georgia është ende e detyruar të mbash maskën anti-Covid në vendet publike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit