Sherr për pronat, dhunohen me sende të forta babë e bir në Librazhd

Sherr për pronat, dhunohen me sende të…

Policia e Librazhdit ka arrestuar në flagrancë dy vëllezër të cilët kanë dhunuar me sende të forta babë e bir në fshatin Hotolisht.

Bëhet e ditur se në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet B. Ç., 46 vjeç, banues në Cërrik dhe Sh. Ç., 44 vjeç, banues në Librazhd (vëllezër).

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasin A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Hotolisht.

“Këta shtetas, në fshatin Hotolisht, Librazhd, kanë goditur me sende të forta, për motive pronësie, shtetasin P. Ç., 52 vjeç dhe djalin e tij, shtetasin O. Ç., 20 vjeç”, tha policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit