Sherr për pronën në Elbasan, tentoi të vriste fqinjin me levë, arrestohet 34-vjeçari

Sherr për pronën në Elbasan, tentoi të…

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Policia njofton se  një 34-vjeçar ka tentuar të vrasë fqinjin për motive pronësie. Konkretisht, Gentin Myta për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka goditur me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij, shtetasin H. M., 57 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan.

Ky i fundit ishte duke lëvizur me biçikletë kur Myta i del përpara dhe e qëllon. 57-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Policia sekuestroi levën metalike dhe automjetin që dyshohet se janë përdorur nga Myta. Ky i fundit, u kap në Kapshticë, në tentativë për t’u larguar nga vendi.

Kjo është ngjarja e dytë e ndodhur në Elbasan brenda pak orësh, pas asaj ku kunati vrau motrën e gruas për një fjalë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit