Sherr për radhën e furgonave, shoferi me dy djemtë rreh kolegun në Bulqizë

Sherr për radhën e furgonave, shoferi me…

Policia e Bulqizës ka proceduar penalisht një 48 vjeçar dhe dy djemtë e tij, pasi janë konfliktuar me një shofer furgoni për radhën e nisjes.

Policia thotë se shtetasi M. Xh. (administrator i një linje furgonash për transport të qytetarëve), në bashkëpunim me dy djemtë e tij shtetasit V. Xh. dhe K.Xh., (shoferë të së njëjtës linjë), dyshohet se për motive konkurrence, kanë kanosur dhe tentuar të ndalojnë  shoferin e një furgoni të një linje tjetër, shtetasin K.L.

Ata akuzohen për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja”. Nga ana tjetër, shoferi me iniciale K.L për të mos u ndaluar furgonin tre personave të mësipërm, ka aksidentuar lehtë një qytetar dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Për këtë, edhe shoferi u procedua penalisht nga policia.

Njoftimi i policisë:

Kanosën për motive konkurrence, shoferin e një linje furgonash për transport të qytetarëve, procedohet penalisht administratori dhe 2 djemtë e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja”, për shtetasit M. Xh., 48 vjeç, V. Xh., 23 vjeç, K.Xh., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasi M. Xh. (administrator i një linje furgonash për transport të qytetarëve), në bashkëpunim me dy djemtë e tij shtetasit V. Xh. dhe K.Xh., (shoferë të së njëjtës linjë), dyshohet se për motive konkurrence, kanë kanosur dhe tentuar të ndalojnë  shoferin e një furgoni të një linje tjetër, shtetasin K.L.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin, K.L., 35 vjeç, banues në Peshkopi, (shofer furgoni i një linje tjetër për transport qytetarësh) pasi në tentativë për të mos  ndaluar furgonin shtetasve të lartëpërmendur, ka aksidentuar lehtë shtetasin M.Xh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,  për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit