Sherr socialistësh, Manja-Gjinkurit: E gjete lepurin në ferrë?

Sherr socialistësh, Manja-Gjinkurit: E gjete lepurin në…

Një debat i ashpër mes Damian Gjiknurit dhe Ulsi Manjës shoqëroi mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, ku diskutimi për ligjin e tokës bujqësore degjeneroi në përplasje verbale mes dy deputetëve socialistë. Pasi kërkoi sqarime për çështjen e impianteve eolike, Gjiknuri kundërshtoi mënyrën e mbylljes së diskutimit, ndërsa Manja iu përgjigj: “E gjetët lepurin në ferrë ju të tre”. Më pas, kur Gjiknuri kërkoi sërish fjalën para votimit, Manja i tha: “Mund të ikësh, rri te abstenimi ti. Merru me Oerdin”, duke sjellë reagimin e deputetit socialist, i cili deklaroi se do të largohej nga mbledhja.

Debati:

Strazimiri: Kam pyetje

Manja: U ezauruan

Strazimiri: Po unë s’kam mbaruar gjimnazin bujqësor. Kam pyetje për ty

Manja: Po

Strazimiri: Fakti që në projektligj kanë sjellë edhe shënimin “eolik”, ka një problem këtu. Është një instrument që jepet në dorë edhe të njerëzve të papërgjegjshëm në të ardhmen. Urgjenca që keni për këtë ligj do të thotë se po bëni dëm. Nuk po na lini të sqarohemi

Manja: Në rregull, e gjetët lepurin në ferrë ju të tre (Bylykbashi, Strazimiri dhe Gjiknuri)

Gjiknuri: Një sekondë, sepse nuk u sqaruam, më jep fjalën

Manja hedh për votim ligjin dhe e miraton, teksa votën e Gjiknurit e konsideron si abstenim

Gjiknuri: Do më jepni fjalën apo të largohem fare

Manja: Mund të ikësh, rri te abstenimi ti. Merru me Oerdin

Gjiknuri: Në rregull, po largohem

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit