Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pasditen e së hënës pranë hyrjes së Kalasë së Tiranës, pikërisht në zonën e pedonales. Gjatë përleshjes, një 39-vjeçar u godit me një mjet prerës dhe pësoi lëndime trupore. Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri u transportua për në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe jeta e tij nuk është në rrezik.
Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur këqyrjen e terrenit për të zbardhur shkaqet e konfliktit. Hetuesit janë duke mbledhur të dhëna dhe dëshmi për të identifikuar autorin ose autorët e këtij sulmi. Aktualisht, po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë incident. Grupet hetimore kanë vijuar punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të siguruar provat e nevojshme për procedimin e rastit. Në lidhje me ngjarjen policia ka bërë edhe njoftimin zyrtar.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të të dyja rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre.