Janë publikuar pamje të reja nga konflikti i dhunshëm i ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë, ku tre të rinj mbetën të plagosur me thikë. Videoja e parë tregon momentin kur një person hyn në një berberhane, plagos me thikë një prej të rinjve dhe më pas largohet nga ambienti.
Dy videot e tjera tregojnë vazhdimin e përplasjes, e cila zhvendoset në ambientet e një bari dhe përshkallëzohet në dhunë. Në pamje shihen goditje të njëpasnjëshme dhe përleshje mes të rinjve, ndërsa në videon e tretë njëri prej personave shfaqet i mbuluar në gjak pas plagosjes. Të plagosurit janë Elidon Shukulli, 24 vjeç, Mario Shukulli, 20 vjeç, dhe Andi Saliaj, 19 vjeç.
Për ngjarjen, policia ka arrestuar Kamelo Aliajn, 22 vjeç, dhe Andi Saliajn, 19 vjeç, ndërsa Eduard Bajrami, 19 vjeç, është shpallur në kërkim. Ata akuzohen për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të konfliktit dhe rolin e secilit person të përfshirë.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1738582053915227%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>