Sherri i vajzave në “Qytet Studenti”, ja përse u plagos 20-vjeçarja

Sherri i vajzave në “Qytet Studenti”, ja…

Sherri i mbrëmshëm mes dy vajzave në Qytet Studenti për pak sa nuk u kthye në tragjedi. Një 18-vjeçare goditi rëndë një 20-vjeçare. Kjo e fundit përfundoi menjëherë në spital.  Policia ka shpallur në kërkim 18-vjeçaren me akuzën e plagosjes me dashje.

Ngjarja mbrëmë në orën 21:30 të mbrëmjes së kaluar në zonën e “Qytetit Studenti” ku 18-vjeçarja Martina Z. ka qëlluar disa herë me thikë 20-vjeçaren Aurora G. duke i shkaktuar plagë në dorë dhe pjesën e poshtme të trupit.

Fatmirësisht, Aurora ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për sherrin mes vajzave është bërë një djalë.

Djali po jetonte një romancë me të dyja vajzat paralelisht, gjë që sipas policisë ka shkaktuar edhe zënkën mes tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit