Sherri me Luçiano Boçin/ Luca: Jo vetëm që është rrugaç, por edhe grabitës, më mori telefonin

Sherri me Luçiano Boçin/ Luca: Jo vetëm…

Biznesmeni Gjergj Luca, ka reaguar pas sherrit fizik që ka pasur me kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Në deklaratë për mediat ai ka thënë se Boçi e ka sharë dhe e ka provokuar, sakaq uron që ngjarja e ditës së sotme të zbardhet nga policia.

Ndër të tjera ai e ka cilësuar Boçin si politikan rrugaç, dhe grabitës, pasi sipas tij gjatë sherit i kanë marrë edhe telefonin.  I pyetur nëse ai ka shenja në trup ashtu siç kishte dhe Boçi, Luca ka thënë se ka një shenjë por megjiathatë nuk e ka treguar.

“Tashti unë në punë time duke hyrë në lokal, dhe ky të më provokojë dhe më shau. Ai ishte duke bërë bisedë tek dera dhe unë dpo hyja në lokal me pi kafe,. Më e bukura është se më kanë grabitur telefonin dhe nuk ma japin. Uroj që kjo ngjarje të zbardhet. Boçi jo vetëm që është rrugaç, por edhe grabitës, më mori telefonin ehde kamarieri e ka parë. Unë jam i dhunuar.”

“Unë kam një shenjë që me ta treguar, mbase do të binte telefoni nga dora.”- tha ai.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca janë përfshirë ditën e sotme në një konflikt fizik. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit, ku Luca ushtron aktivitetin e tij, ndërsa Boçi ka shkuar për takim me banorët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit