Sherri me thika mes kushërinjve, zbardhen detaje të reja

Sherri me thika mes kushërinjve, zbardhen detaje…

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur këtë të premte në Rrëshen ku  dy kushërinj plagosën njëri-tjetrin me thikë. 

Mësohet se Napolon Gjoka kishte ftuar në banesën e tij Kledi Kaci, për të pirë alokool, por dreka nuk ka shkuar aspak mirë. 

Ata dyshohet se nën efektin e alkoolit kanë debatuar më pas mes tyre, dhe nuk dihen ende arsyet se pse janë konflikuar.  

Pas debatit  kanë marrë thikat dhe kanë qëlluar ndaj njëri tjetrit’. Dy kushërinjtë kanë shkuar vetë në spitalin e Rrëshenit, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. 

Rastet e plagosjes me armë të ftohta na rastis të dëgjojmë çdo ditë në vend dhe shumë prej tyre përfundojnë edhe në humbje jete.  

Këto raste për policinë janë bërë klishe dhe nuk bëjnë më përshtypje, prandaj ndaj këtyre shtetasve nuk merret asnjë masë. Qoftë për rastet që ndodhin të paramenduara apo edhe atyre të pa paramenduara. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit