Sherri me thika në Kamzë, arrestohen dy gjimnazistët

Sherri me thika në Kamzë, arrestohen dy…

Një sherr i dhunshëm mes pesë adoleshentësh pranë një parkingu në Kamzë, afër gjimnazit “Ibrahim Rugova”, ka përfunduar me plagosjen e tre prej tyre, dy prej të cilëve ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve. Sherri nisi për motive të dobëta, me pretendimin banal “pse më sheh”, duke eskaluar në dhunë fizike dhe përdorim të armës së ftohtë.

Dy të mitur, të dy 16 vjeç, janë arrestuar në flagrancë, në prani të prindërve dhe mbrojtësve ligjorë, nën dyshimin se goditën me thikë dhe grushte bashkëmoshatarët e tyre. Njëri nga të plagosurit ka marrë dy goditje në kraharor, ku njëra i ka prekur mushkërinë, ndërsa një tjetër është jashtë rrezikut për jetën. I treti ka pësuar lëndime më të lehta dhe është larguar në banesë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe është ende në kërkim të mjetit prerës të përdorur gjatë konfliktit. Rasti vjen në një klimë shqetësuese ku dhuna mes të miturve, shpesh për arsye të pakuptimta, po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit