Sherri me thika në Tiranë, zbardhen emrat e personave të përfshirë në konflikt

Sherri me thika në Tiranë, zbardhen emrat…

Një konflikt në kryeqytet mes disa personave ka përfunduar me përdorimin e armëve të ftohta. Dy persona janë lënduar ndërsa tre janë arrestuar, bëri me dije policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në rrugën ‘Dritan Hoxha’, ku tre shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta dhe sende të forta shtetasit Xhuljo Musa, Marvano Qerimi dhe Denis Musa, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasve:  Besim Sokolajk, 44 vjeç,  Shkëlqim Sokolaj, 48 vjeç dhe Edmond Gosturani, 25 vjeç, të tre banues në Tiranë”, njoftoi policia.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjetin prerës (thikë) që përdorën autorët. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, shtuan të njëjtat burime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit