Sherri me thika që la tre persona të plagosur në Ksamil, policia zbardh ngjarjen. Arreston një person dhe…

Sherri me thika që la tre persona…

Policia e Sarandës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku mbetën të plagosur tre persona si pasojë e një konflikti me thika dhe sende të forta.

arrestuari është shtetasi D. Z., 34 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur E. C., K. Z. dhe A. R.

Tre të plagosurit mbrëmjen e djeshme kanë marrë mjekim në spitalin e qytetit bregdetar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me konfliktin e mbrëmshëm në Ksamil, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. Z., 34 vjeç dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, E. C., K. Z. dhe A. R.

Mbrëmjen e djeshme, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta dhe mjet prerës për motive pronësie, shtetasit P .L., I. L. dhe F. P., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit