Sherri mes dy grupeve rivale shqiptare në Mykonos përfundon në tragjedi, një i vdekur

Sherri mes dy grupeve rivale shqiptare në…

Një sherr banal mes një grupi shqiptarësh në ishullin e Mykonos, ka përfunduar në tragjedi, ku raportohet se një prej tyre ka mbetur i vdekur.

Sipas mediave greke, shqiptari është vrarë me thikë prej një bashkatdhetari të tij, gjatë një sherri që dy grupe shqiptarësh patën për prishjen e pazareve të drogës në ishullin kozmopolitan grek.

Ende nuk dihen detaje të ngjarjes. Policia thotë se trupi i viktimës u dërgua në morg ndërsa janë ndaluar disa shtetas shqiptarë që kanë lidhje me ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit