“Sherri mes Edverit dhe Lulzimit është një teatër i madh” Goxhaj zbulon planin e bashkëqeverisjes PD-PS: Aty ku duhet të zihen janë ‘puçi puçi’, janë omël fare

“Sherri mes Edverit dhe Lulzimit është një…

Avokat Altin Goxhaj I ftuar pasditen e sotme në studion e lajmeve të televizionit Faxneës ka analizuar situatën parazgjedhore në Shqipëri dhe aktualitetin politik në prag të nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale. Goxhaj shprehet se e shikon konfliktualitetin e shfaqur në terren mes forcave politike si një teatër për të mashtruar shqiptarët.

Avokati thekson se konfliktualiteti duhej të ndodhte në KQZ ku ruhet vota dhe jo në terren, duke dëshmuar në këtë mënyrë sipas tij se dy liderët kryesorë politik janë në marrëveshje mes njëri tjetrit për bashkëqeverisje paszgjedhore.

Plani i kryeministrit Rama dhe Lulzim Bashës është sipas Goxhaj që PS të arrij të fitoj një mandat më shumë se koalicioni opozitar dhe PD t’i bashkangjitet në qeverisje nënargumentin për menaxhimin e krizës së pandemisë dhe faktit për mos ta lënë dhe 4 vite vetëm Ramën në pushtet.

“Edi Rama është një instrument i të keqes, sepse e keqja është më e madhe. Dhe duke mos e parë të keqen më të madhe ne shkojmë nga e keqja në të keqe, dhe po zhytemi nga gropa në grupë. E gjithë ajo çka po ndodh këtë javë është pjesë e një teatri të madh të Lulzimit dhe Edverit për t’i mbajt njerëzit në gjumë, gënjejnë sikur këta po zihen dhe sikur po luftojnë fortë. Ku zihen për shembull? Zihen nëpër restorante, zihen përballë hoteleve, ca të zime kot fare. Ndërsa aty ku bëhet sherri i vërtetë që është KQZ-ja, që është vendi ku bëhet manipulimi i zgjedhjeve këta janë puç e puç, janë omël fare. Aty ku është vendi për të mbrojtur votën aty nuk ka sherr.

Gjithë teatri është që Rama të marrë 1 deputet më shumë që t’i jepet koha e mjaftueshme të negociojë dhe të blejë deputet me qëllim që të arrijë 71 deputetë.

Me qëllim që Basha të ndodhet para faktit të kryer dhe t’i thotë mbështetësve të tijqë si është më mirë të rri rama dhe 4 vjet apo të bashkëqeverisë bashkë me ne.

Në këtë mënyrë mbështetësit e Partisë Demokratike do të bien dakord të qeverisin së bashku me Ramën.

Pandemia do të jetë një argument tjetër që do t’i serviret publikut si një emergjencë për të qeverisur bashkë për pak kohë sat ë dalim nga kriza”, tha Goxhaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit