Sherri mes Princit dhe familjes Zaharia, Oborri Mbretëror: Videon e shpërndau policia

Sherri mes Princit dhe familjes Zaharia, Oborri…

Oborri Mbretëror Shqiptar ka dalë me deklaratë zyrtare pas publikimit të videos së sherrit mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij Elja Zaharia.

Oborri Mbretëror Shqiptar shpreh zhgënjimin për publikimin e videos që është filmuar nga Princ Leka, duke thënë se ato pamje janë dorëzuar në Polici nga vetë Princi.

Rrjedhja e tyre në media, sipas Oborrit Mbretëror Shqiptar, ka dalë prej institucioneve ligjzbatuese, e në rastin konkret policisë ku u dorëzuan pamjet, pasi Princ Leka, thuhet në deklaratë, nuk i ka bërë publike.

Oborri Mbretëror Shqiptar kërkon nga policia dhe institucionet e tjera që të ndërhyjnë për të fshirë videon e sherrit nga rrjetet sociale dhe nga mediat.

“Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.

Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Pallatit Mbretëror.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit