Sherri në oborrin mbretëror, gjykata i jep urdhërmbrojtje Princ Lekës

Sherri në oborrin mbretëror, gjykata i jep…

Princ Leka Zogu II ka marrë një vit urdhërmbrojtje nga babai i ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia, Gjergji Zaharia.

Ky ishte vendimi i Gjykatës Civile të Tiranës në seancën e mbajtur këtë të enjte. Princ Leka u përfshi në një konflikt në oborrin mbretëror me aktoren Elia Zaharia dhe babain e saj Gjergji Zaharia. E gjithë ngjarja ndodhi pasi princi kishte shkuar për të takuar vajzën e tij Geraldinën.

Pas ngjarjes të dy palët kanë paditur njëra-tjetrën për dhunë, ndërsa në seancën e sotme asnjëri nuk mori pjesë. Palët u përfaqësuan nga avokatët e tyre, ndërkohë që seanca e radhës për t’i lëshuar urdhërmbrojtje ose jo Elias, është shtyrë për në datën 27 mars.

Kjo shtyrje është bërë për shkak se Gjykata i ka kërkuar Prokurorisë sjelljen e akteve të ekspertizës (provave) për gjendjen e Elias, pasi avokati i Leka Zogut i kishte sjellë aktet e ekspertizës për dhunën ndaj tij. Videoja e sherrit u bë virale në media, teksa çifti që janë prindër të një vajze prej kohësh jetojnë të ndarë dhe në proces divorci.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit