Sherri në ish-Bllok/ Plagosi Gazmir Bushajn, arrestohet djali i ish-deputetit të PD

Sherri në ish-Bllok/ Plagosi Gazmir Bushajn, arrestohet…

Është arrestuar nga Policia autori i plagosjes me armë zjarri, të ndodhur gjatë natës së kaluar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ai është identifikuar si Rois Babasi dhe mësohet se është djali i ish-deputetit të PD Ndriçim Babasi.

Nga sherri i mbrëmjes mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë 39-vjeçari, Gazmir Bushaj.

Po ashtu edhe një person tjetër që u godit me sende të forta si dhe autori Babasi.

Sipas policisë, ka qenë Rois Babasi ai që ka qëlluar me armë zjarri. Dyshohet se molla e sherrit kanë qenë femrat.

Rois, djali i ish-deputetit të PD-së, duke parë situatën ka nxjerrë armën dhe ka plagosur personin tjetër 39-vjeçar.

Të dy të plagosurit ndodhen në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Policia mëngjesin e sotëm, ka arrestuar Rois Babasin, i plagosur me sende të forta pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital. 

/GazetaAtdheu.com/

Personi në foto, Rois Babasi, i cili plagosi me armë zjarri Gazmir Bushajn në ish-Bllok.

Në foto, ish-deputeti i PD Ndriçim Babasi, babai i autorit të plagosjes Rois Babasi.

LEXO EDHE: 

Sherr me armë në një lokal në ish-bllok, mbeten të plagosur 2 persona

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit