Sherri për lojën e dominove/ Detaje nga plagosja në Tiranë

Sherri për lojën e dominove/ Detaje nga…

Dalin detajet e para nga plagosja që ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 18:25 tek “Oxhaku”, në Tiranë.

Paraprakisht bëhet me dije se 38-vjeçari M. Celaj është konfliktuar me 47-vjeçarin A. Ismaili, ndërsa ky i fundit ka qenë duke luajtur domino me një person tjetër.

Celaj ka dalë nga shtëpia dhe ka debatuar me ta me pretendimin se po bënin zhurmë, por sherri ka përshkallzuar në përplasje fizike.

38-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Ismailin, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ende nuk ka arrestuar autorin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit