Sheshi i Parmës "ngjyroset" me motive nga e gjithë bota, 'shkëlqen' prezantimi i Shqipërisë

Sheshi i Parmës “ngjyroset” me motive nga…

 Data 3 tetor solli një atmosferë ndryshe në Parmë, teksa sheshi kryesor i këtij qyteti u vesh me plot ngjyra. Me rastin e manifestimit ndërkulturor të “Parma Kryeqyteti i Kulturës Italiane 2021”, sheshi i qytetit u ngjyros me motive kulturore nga e gjithë bota, përfshirë edhe Shqipërinë. Popujt e ndryshëm që jetojnë në qytetin e Parmës dhe që u përkasin origjinave të ndryshme të botës, sollën në këtë manifestim, tinguj, poezi, kulturë, traditë nga vendi i tyre.  Data 3 tetor solli një atmosferë ndryshe në Parmë, teksa sheshi kryesor i këtij qyteti u vesh me plot ngjyra. Me rastin e manifestimit ndërkulturor të “Parma Kryeqyteti i Kulturës Italiane 2021”, sheshi i qytetit u ngjyros me motive kulturore nga e gjithë bota, përfshirë edhe Shqipërinë. Popujt e ndryshëm që jetojnë në qytetin e Parmës dhe që u përkasin origjinave të ndryshme të botës, sollën në këtë manifestim, tinguj, poezi, kulturë, traditë nga vendi i tyre. Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë u prezantua nga të rinjtë e komunitetit shqiptarë në Parma të organizuar nga Shkolla Shqipe Scanderbeg dhe nga Forum Donne Indipendenti. Kostumet tradicionale u përcollën nga Sara e Juri Murto, vëlla e motër që shkëlqyen me motivet shqiptare të kostumeve tradicionale, ndërsa grupi artistik “Një mijë Yje” sollën disa motive të valleve shqiptare nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Pas prezantimit të motiveve nga vendi ynë, momenti u shoqërua nga duartrokitje dhe përgëzime të veçanta për nivelin e lartë të paraqitjes artistike dhe pasurisë folkloristike të Shqipërisë. Në të gjithë manifestimin u pa dhe valëvitja me krenari i flamurit shqiptarë në sheshin kryesor të Parmës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit